Në MPB vetëm 20 përqind janë gra, e në ushtri edhe më pak (infografik)

Njëzet përqind e punonjësve në MPB dhe 40 përqind të administratës në Ministrinë e mbrojtjes janë femra, tregojnë të dhënat e dy ministrive, por gratë janë shumë më pak të përfaqësuara në policinë e uniformuar dhe në ushtri, njofton Meta.mk.

Në MPB më vitin 2018 vetëm 13 përqind nga pjesëmarrësit në trajnimin bazik për policë kanë qenë femra, tregojnë të dhënat e ministrisë.

Në Armatë gratë në kategori të ndryshme janë të përfaqësuara ndryshe. Më së shumti gra që shërbejnë në ushtri janë ndër personat civil, ku janë të përfaqësuara me 38 përqind. 13 përqind të oficerëve janë gra, 11 përqind janë në korin e nënoficerëve dhe vetëm 5 përqind janë ushtare profesionale.

Përfaqësimi gjinor është më i mire në Akademinë Ushtarake, ku çdo i treti kadet është zonjë.

Gratë janë një e treta edhe si pjesëmarrëse në trajnimet e Armatës në vitin 2018, ndërsa në atë periudhë kanë qenë edhe një e dhjeta e pjesëmarrësve në misione jashtë vendit.

Sipas të dhënave të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë, në vitin 2018 gra kanë qenë 54 përqind e punonjësve në sektorin publik, por pa pjesëtarët e policisë, ushtrisë dhe ata në shërbimet e inteligjencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button