600 njerëz janë ende të zhdukur pas uraganit Dorian

Pothuajse një muaj pas Uraganit Dorian në Bahamas, zyrtarët thonë se 600 persona janë ende të zhdukur. Kryeministri i vendit, Hubert Minnis tha të premten se numri i të zhdukurve ka rënë ndjeshëm gjatë javëve të kaluara dhe numri i vdekjeve po rritet. Numri zyrtar i viktimave në Bahamas është 56.
Dorian rrafshoi shtëpitë pasi ai goditi ishujt Bahamas më 1 shtator, duke lënë mijëra banorë pa shtëpi, ujë të pijëshëm dhe dëme të ngjashme me një zonë lufte. Autoritetet kanë frikë se numri i viktimave do të rritet në javët e ardhshme, transmeton rtv21.tv.
“E dimë se ka shumë më shumë jetë të humbur sepse ka ende 600 të zhdukur” tha Minnis në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. Në javët e kaluara, dhjetëra mijëra banorë u shpërngulën, me mijëra ikën në Shtetet e Bashkuara. Në fillim të kësaj jave, qeveria e Bahamas njoftoi për planet për të punësuar kompani lokale për të kryer heqjen e mbeturinave në zonat më të goditura.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button