Kovaçev e shpalli Pendarovskin “të mashtruar ose analfabet”

Eurodeputeti i partisë qeverisëse bullgare GERB, përkatësisht Partia Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, iu vërsul presidentit të Maqedonisë Stevo Pendarovski për deklaratën e tij se “marrja e pasaportave bullgare nga maqedonasit për interes është në të njëjtin kontekst historik në të cilin Goce Dellçevi në vitin 1900 s’ka mund të shkruhej ndryshe veçse bullgar”. Kovaçevi  tha se deklarata e presidentit të Maqedonisë është fyese si për bullgarët maqedonas ashtu edhe për paraardhësit e tyre që kanë jetuar “në ato toka”, siç janë edhe bullgarët aktualë maqedonas.

– Mos kompetencë e tmerrshme e presidentit Pendarovski – ose dikush e ka mashtruar atë ose ai është analfabet. Jam i vetëdijshëm për qëllimet politike që pasojnë. Ata nuk duan të pranojnë të vërtetën akademike historike. Gjenden në një krizë të vështirë politike – qeveria është nën presion të madh nga opozita për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, për atë që do të ndodhë në Bruksel në tetor – nëse Maqedonia dhe Shqipëria do të marrin datë për bisedime për anëtarësim në BE dhe do po përpiqen të forcojnë mbështetjen e shoqërisë në Maqedoni për ta – tha deputeti bullgar në emisionin “Kjo është Bullgaria” në radion bullgare “Fokus”.

Kovaçev  thotë se Bullgaria nuk dëshiron të ndryshojë vetëvendosjen etnike të maqedonasve “sepse ata e kanë atë të drejtë” por nuk bën ta mohojnë dhe ta manipulojnë historinë e parardhësve të tyre “.

“Nëse vazhdohet nëpër të njëjtën rrugë nga koha e Jugosllavisë së Titos edhe pas kësaj, nuk dihet se sa shpejt mund të integrohet Maqedonia e Veriut në BE”, thotë Kovaçev .

Presidenti Pendarovski, përndryshe, shkaktoi kontroversë të madhe në Maqedoni, ndërsa kishte reagime pozitive në Bullgari (përfshirë edhe nga eurodeputeti Andrej Kovaçev ) në qershor, kur në emisionin “360” i Alsat-M tha se Goce Dellçevi është deklaruar bullgar, por që ka luftuar për shtet të pavarur maqedonas.

– Pra, është e vërtetë e padiskutueshme historike, për të gjithë ata që kanë pak njohuri për atë periudhë historike, që Goce Dellçev është deklaruar Bullgar. Por a nuk është e vërtetë historike, njëqind për qind,  që Goce Dellçevi ka luftur për shtet maqedonas? Autonomi, shtet të pavarur, madje në fund ka lënë amanet që eshtrat e tij të prehen në Maqedoninë e pavarur – tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button