Për Goce Dellçevin ai dhe historia flasin më mirë se historianët bullgarë

Duke qenë mysafir në programin e mëngjesit të televizionit bullgar bTV më 24 shtator të këtij viti, profesori Kirill Topallov, anëtar nga pala bullgare në Komisionin e  përbashkët multidisiplinar të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, që përbëhet nga ekspertë prej Bullgarisë dhe Maqedonisë, ka folur për punën e Komisionit dhe për takimin me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Me këtë rast Topallov i ka përsëritur pothuaj të gjitha qëndrimet identike që i kanë prezantuar paraprakisht kolegët e tij bullgar për historinë e Maqedonisë. Por ai gjithashtu, hyri edhe në një moment shumë interesat të spekulojë, pa prezantuar pothuaj asnjë provë për atë, nëse Goce Dellçevi dhe revolucionarët maqedonas kanë luftuar për Maqedoni të pavarur ose jo, që Dellçev “është krejtësisht i lidhur me politikën bullgare”. Topallovi porositi edhe që ajo që korifeu i luftës revolucionare maqedonase ka mësuar në gjimnazin e meshkujve në Selanik dhe shkollën ushtarake në Sofje e bën bullgar me vetëdije (atëherë ato kanë qenë institucionet e vetme arsimore që ka mund t’i vizitojë, për shkak se Beogradi ka qenë tepër larg).

Por. Të shohim çka deklaron Topallovi (nga 6.42 në video):

“Ne s’e dimë nëse ata që kanë luftuar për autonomi të Maqedonisë, çka konkretisht kanë pasur parasysh? Mund të supozojmë që një pjesë e tyre kanë pasur parasysh Maqedoni autonome, që do të mbetet shtet i pavarur, siç edhe ka ndodhur me aktvendimin e Kominternës nga viti 34-35. Mirëpo ndoshta autonomistët tanë kanë pasur parasysh edhe diçka tjetër…”, thotë Topallov.

Ajo “tjetër” nga fundi i citatit më sipër është e qartë që anëtari i komisionit bullgar konsideron se është vlerësuar që autonomia ka qenë vetëm një hap drejt bashkimit me shtetin bullgar.

Përkundër pohimit të këtillë, qëndron numër impozant veprash historiografike jo vetëm nga Maqedonia, por edhe nga Bullgaria, që nga arkivat nxjerrin numër të madh shkresash dhe dokumente tjera zyrtare (jo vetëm bullgare por edhe të tjera) të qeverive bullgare. Nëse i marrim vetëm ato punë që kanë të bëjnë me aktivitetet e pushtetit në Bullgari, është krejtësisht e qartë që 80 përqind e revolucionarëve maqedonas, me Goce Dellçevin si njëri nga më të shquarit, kanë qenë rreptësisht në  kundërshtim me strategjinë bullgare për Maqedoninë në kohën kur ky territor ka qenë nën pushtet otoman, por edhe më pas.

Kështu, derisa Bullgaria bën shumë hapa agresiv për ta “kidnapuar” lëvizjen revolucionare maqedonase dhe përmes Komitetit Suprem ia del të instalojë njerëz të vet, shumica e pjesëmarrësve në luftën revolucionare maqedonase (duke përfshirë edhe atë në Mbretërinë SKS) ashpër i kundërshtojnë agjentët e këtillë e shpesh vjen deri në beteja të përgjakshme të çetave nga njëra anë dhe tjetra. Sot në arkivat e Turqisë ka dëshmi të shumta për atë. Veç kësaj edhe burimet tjera histografike të publikuara në Bullgari (nga të cilat pjesë e madhe mund të lexohen falas në internet) flasin mjaft qartë për atë që nga 10 vetëm dy revolucionarë kanë besuar në idenë për bashkim të “Maqedonisë së çliruar” me perandorinë bullgare.

Duke folur përsëri për Goce Dellçevin, (nga 7.25 në video),  Topalov merr frazën shpesh të cituar në Bullgari “…Por çfarë mund të bëjmë kur jemi Bullgar dhe të gjithë vuajmë nga një sëmundje e zakonshme…”, Topalov në të gjen bazë për të pohuar se “Goce Dellçevi është më parë i prirë të mendojë se është më shumë një hap drejt çlirimit të Maqedonisë dhe gjetjes së një mënyre tjetër për të sesa e gjetur” dhe pastaj si dëshmi për pretendimet e saj ndaj kamerave tregon disa faksimile të disa dokumenteve.

“Këto janë dokumente që komisioni ynë ka mbledhur. Këto janë certifikata të vdekjes, dokumente nga regjistrimi i popullatës, dokumente nga Komisioni Bullgaro-Grek i emigracionit, etj.”, thotë Topalov, duke shpjeguar se çfarë shfaq.

Dhe pikërisht aty qëndron lepuri. Edhe pse pa dyshim ajo që e ka treguar Topallov janë fotokopje të dokumenteve origjinale, ato dokumente janë prodhuan nën kapelën e Bullgarisë. Për të mos dhënë shumë sqarime se çfarë do të thotë kjo, le të themi vetëm se gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas në Luftën e Dytë Botërore, popullsia maqedonase në këto treva ishte regjistruar në evidencat zyrtare si bullgarë. Në Mbretërinë SKS e pastaj në Mbretërinë e Jugosllavisë, ata ishin regjistruar si serbë dhe mbiemrat e tyre kanë përfunduar në “iq”. Kështu, nëse dikush tregon një dokument nga ajo kohë të ndonjë Petrov me mbiemër Petroviç, nuk do të thotë që vetë Petrov ishte me vetëdije serb.

Veç kësaj, të gjitha librat e botuar në fund të shekullit XIX dhe më pas në shek XX, të cilat historianët bullgarë i citojnë, janë botuar në Bullgari. S’ka dyshim se përveç librave të vetë-botuar, gazetave dhe botimeve, të gjitha botimet e tjera duhej të kalonin nëpër sitën e censurës (zyrtare ose të imponuar me forcë).

Pretendimi i tretë i Topallovit që ne i analizojmë, si të veçuar nga numri i madh pretendimeve të shumta që ai bën në këtë intervistë, është se ky anëtar i komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas shpalli edhe vëllezërit dhe motrat e Goce Dellçevit për luftëtarë për politikën zyrtare bullgare.

Pra, nga 7:56 në video, Topalov thotë: “Për familjen e Goce Delçevit, ata ishin katër vëllezër dhe pesë motra. Tre nga vëllezërit vdesin në luftë si luftëtarë.

Nga motrat e tij, një ose dy…dy … gjithashtu marrin pjesë në luftë. E gjithë familja e tyre nuk e kishin menduar kurrë veten e tyre ndryshe, përveç se ishin bullgarë ”.

Është shumë i gabuar barazimi i pjesëmarrjes në luftën kundër autoriteteve turke (dhe luftën revolucionare maqedonase, e cila ka ekzistuar edhe Mbretërinë SKS) me vetëdijen kombëtare bullgare. Sepse, siç kemi thënë, shumë pak luftëtarë revolucionarë kishin një përcaktim të tillë dhe të gjithë të tjerët kanë luftuar për Maqedoni autonome në Perandorinë Osmane (si një hap drejt pavarësisë së plotë).

Por le t’i kthehemi fjalisë që historianët bullgarë e citojnë për Goce Dellçevin, atë më lart, dhe ta kundërshtojmë me citate tjera nga ai.

Goce Dellçev thotë ai (duke folur për tradhtitë, përkatësisht animit të disave kah politika zyrtare bullgare):

“Çlirimi i Maqedonisë fshihet në kryengritjen e brendshme. Kush mendon ndryshe ta çlirojë Maqedoninë, ai e gënjen veten dhe të tjerët. ”

“Por, ajo është mënyra për të çliruar popujt nga egoja e huaj. Asaj rruge kanë kaluar grekët, serbët, bullgarët. Nëpër atë rrugë duhet të shkojmë edhe ne, maqedonasit, për t’u liruar nga turqit”.

“Nuk njoh asnjë popull tjetër që ka vuajtur më shumë nga tradhtitë e bijve të vet-degjenerikë si populli maqedonas. Historia nuk mban mend asnjë shembull tjetër të tillë kur popull i njëjtë për nga tradita, gjuhë dhe feja ndahet në anë të ndryshme të kundërt, njëra më e huaj se tjetra … ”

Këto citate janë ndoshta arsyeja për shqetësimin e anëtarëve bullgarë të Komisionit të përbashkët, përfshirë edhe Topallovin, i cili thotë se pala bullgare në negociata “ka hasur në mur”, duke iu referuar mosmarrëveshjeve nga homologët e tyre maqedonas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button