Bileta për një vozitje është me çip dhe e dedikuar për banorët dhe të huajt

Pas vendimit të djeshëm të Këshillit të Shkupit për përcaktimin e çmimit të biletës së re me një vozitje, NTP Shkup sqaroi se transporti publik në Shkup nuk do të shtrenjtohet. Çmimi i për një vozitje prej 50 denarë do të vlejë vetëm për biletat e ardhshme elektronike të letrës, të cilat do të lëshohen në qarkullim më 1 nëntor.

– Bileta do të jetë vetëm për një përdorim, prej letre me çip të integruar pa kontakt, është i punuar me standardet më të larta të sigurisë, në përputhje me pajisjet ekzistuese, përkatësisht do të vërtetohet pa kontakt me validuesit ekzistues – informojnë nga NTP.

Ndërmarrja publike ka porositur 300,000 bileta, që janë për një udhëtim, por theksojnë se përdorimi i tyre kryesisht dedikohet për qytetarët që rrallë e përdorin transportin publik, njerëz nga qytetet e tjera të Maqedonisë dhe turistët, transmeton Meta.mk.

Përveç se në autobusë, biletat për një vozitje do të mund të blihen në zyrat e biletave të NTP-së dhe në marketet dhe kioskat nëpër Shkup.

Fillimi i përdorimit të biletës së re me për një vozitje nuk do të thotë që NTP-ja dhe transportuesit privatë po i kthehen mënyrës së vjetër të arkëtimit për biletat. Pikërisht për këtë shkak edhe kostoja e biletës së re është më e shtrenjtë për të dekurajuar qytetarët që të përdorin një biletën për një vozitje. Në vend të kësaj, nga NTP Shkup presin që qytetarët të vazhdojnë të përdorin kartën e e Shkupit ose të paguajnë me telefon.

– Edhe më tej, pakoja për 10 vozitje do të kushtojë 250 denarë, vërtetimi me kuletë elektronike kushton 35 denarë, vërtetimi me telefon celular është 40 denarë-thonë nga NTP.

Kjo ndërmarrje publike nga kjo vjeshtë do t’u mundësojë qytetarëve që vetë ta plotësojnë kartën e tyre e Shkupit nga telefoni i tyre celular,  kështu që ata nuk do të duhet të presin në linjë në zyrat e biletave të NTP-së. Me Android aplikacionin e ri të NTP-së do të mund të merren informacione për oraret e autobusëve, ndërsa Telekomi i Maqedonisë nga vjeshta do të duhet të vendosë edhe validatorë në kartën “e Shkupit” te dera e prapme e autobusëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button