Ministri Ademi: Do të ketë rritje të rrogave për arsimtarët

Arbër Ademi, Ministri i Arsimit ka premtuar përsëri se do të vazhdojnë rritjet e rrogave, pas rritjes prej 5% që fillon prej këtij muajit, transmeton Portalb.mk.

“Deri më tani treguam se jemi të interesuar për përmirësimin e gjendjes materiale të të punësuarve në arsim dhe kemi besim kur themi se do të ketë rritje të ardhshme të rrogave, por se sa do të jetë përqindja dhe prej kur do të fillojë të zbatohet ajo rritje varet nga shqyrtimi i parametrave”, deklaroi Ademi.

Përkundër protestave vitin e kaluar shkollor dhe grevës paralajmëruese në këtë vit shkollor të zhvilluar nga Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës (SASHK), Ministri kërkoi akoma kohë deri në sjelljen e vendimit për rritjen e rrogës.

“Na duhet pak kohë, sepse ende nuk kemi filluar në Qeveri që të diskutojmë për buxhetin e vitit të ardhshëm, duhet t’i bëjmë projeksionet dhe bashkë të vendosim për rritjen e ardhshme të pagave të arsimtarëve”, deklaroi ministri.

Në lidhje me paralajmërimin për grevë të përgjithshme të SASHK-ut për muajin e ardhshëm dhe se a kanë vullnet që ta anulojnë derisa nuk merren vesh, Ademi tha se sjellja e vendimit një javë para ose një javë më vonë nuk duhet të ndikojë dhe të ketë pasoja ndaj organizimit të procesit arsimor, duke shtuar se ty dyja palët do të duhej të kenë mirëkuptim të përbashkët. 

Tashmë një kohë, SASHK-u gjatë gjithë vitit shkollor 2018/2019 përmes komunikatave dhe protestave kërkoi rritjen e pagave për 25%, ndërsa më 2 shtator mbajti edhe grevë paralajmëruese, duke paralajmëruar edhe grevë të përgjithshme në arsim nëse nuk ka zgjidhje.

LEXO: Ademi: Mësimdhënësit meritojnë më shumë, negociatat me SASHK-un vazhdojnë javën e ardhshme
LEXO: Mbaroi greva paralajmëruese, prej sot filloi mësimi në shkollat e RMV-së
LEXO: Toçi: Aleanca për Shqiptarët mbështet grevën e arsimtarëve
LEXO: Sindikata: Të hënën grevë, pasi nuk ka marrëveshje me MASH-in
LEXO: Sindikata vendosi: Grevë ditën e parë të shkollës në shtator
LEXO: RMV, sot do të dihet nëse do të ketë grevë të përgjithshme të Sindikatës në arsim
LEXO: Protesta e SASHK-ut: Do të radikalizojmë protestat tona, deri në realizimin e kërkesave

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button