Sekretari Amerikan i Shtetit, Majk Pompeo javën e ardhshme në Maqedoninë e Veriut dhe në Greqi

Majk Pompeo, Sekretari Amerikan i Shtetit javën e ardhshme do të jetë në disa vende të Ballkanit, si në Mal të Zi, Greqi dhe në Maqedoninë së Veriut.

Pompeo në Maqedoninë e Veriut do të takohet me presidentint Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev. Në Ohër do ta vizitojë kompleksin e manastireve “Shën Mëria Perivlepta”.

Nga Maqedonia e Veriut niset drejt Athinës, ku do të takohet me kryeministrin grek, Kiriakos Micotakis dhe shefin e diplomacisë, Nikos Dendias.

Pompeo shkon edhe në Itali, ku do të takohet me Papa Françeskun dhe do të marrë pjesë në simpoziumin ndërfetar, organizuar nga Vatikani. Në Romë do të ketë takime me presidentin Serxho Matarella, kryeministrin Xhuzepe Konte dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Luixhi Di Majo.

Në Mal të Zi do të ketë takime me presidentin Millo Gjukanoviq, kryeministrin Dushko Markoviq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Sërgjan Darmanoviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button