Oda e Mjekëve: Të dënohen ushtruesit e dhunës nëpër spitale

Oda e Mjekëve ka reaguar pas rastit që ndodhi dje në Spitalin “8 Shtatori”, ku personeli mjekësor u sulmua nga familjarë të pacientëve, transmeton Portalb.mk.

“Në dy ditët e fundit kanë ndodhur tre incidente të dhunës verbale dhe fizike mbi punonjësit shëndetësorë edhe atë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, në Repartin Intern në Spitalin Klinik në Tetovë dhe një në spitali  privat në Shkup”, theksojnë nga Oda e Mjekësve.

Oda e Mjekësve përmes kumtesës u bën apel organeve dhe institucioneve kompetente t’i ndërmarrin të gjitha masat që i kanë në dispozicion dhe t’i ndëshkojnë në mënyrë më të ashpër shkaktuesit e incidenteve në institucionet shëndetësore.

Oda e Mjekëve do të vazhdojë me aktivitetet që t’i jepet fund dhunës në shëndetësi e cila kohëve të fundit ka marrë një hov të madh.

Përndryshe, pas një varg sulmesh ndaj personelit mjekësor në RMV, Sindikata doli në protestë, me çka kërkoi që të ndërmerren masa për mënjanim të këtyre dukurive. Në mbështetje doli edhe vetë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

LEXO: Familjarët e pacientit të ndjerë sulmuan mjekët në RMV, detaje nga drejtori
LEXO: Sulmi mbi mjek të ndëshkohet si sulm mbi policin, mjekët kërkojnë që të zbatohet ligji
LEXO: Mjekët kanë paralajmëruar se nëse dhuna nuk ndalet, protesta tjetër do të fillojë dhe nuk do të përfundojë
LEXO: Sërish u sulmua personeli mjekësor, tash në Shkup
LEXO: RMV, edhe një infermiere është sulmuar fizikisht, Oda e mjekëve dhe SPQK kërkojnë mbrojtje
LEXO: Nga pacienti është rrahur një mjek në Tetovë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button