Kosnett e Abbott: Ata që flasin për luftën kundër korrupsionit, duhet të kenë vepra kundër tij

Ambasadori i SHBA-ve, Philip Kosnett, ka dërguar mesazh për fushatën që deri më tani janë duke mbajtur partitë politike në vend, transmeton Koha.net.

Ka thënë se nuk duhet të harrohet edhe rëndësia e paqes, drejtësisë dhe prosperitetit.

Këto komente Kosnett i ka bërë përmes një postimi në Twitter.

“Përderisa fushata po vazhdon, mos e harroni rëndësinë e paqes, drejtësisë, dhe prosperitetit për të gjithë”, ka shkruar ai.

Ambasadorët e huaj në Kosovë që nga fillimi i parafushatës zgjedhore kanë dërguar mesazhe të njëpasnjëshme për atë se çka duhet të bëj Qeveria në ardhje.

Nicholas Abbott, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se individët që flasin për korrupsionin dhe luftën kundër kësaj dukurie, duhet të kenë vepra konkrete në drejtim të këtij misioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button