NTP: Biletat nuk janë shtrenjtuar, por vetëm është shtuar bileta e re prej 50 denarëve

Ndërmarrja e transportit publik (NTP)-Shkup sqaruan se çmimi i biletave nuk do të ndryshon, vetëm se është shtuar edhe një shërbim i ri, bileta për një drejtim që do të kushtojë 50 denarë, transmeton Portalb.mk.

“Bileta për një vozitje është shërbim i ri, produkt i ri i cili duhet nga 1 nëntori të implementohet në sistemin ekzistues për pagesë elektronike. Bileta do të dedikohet vetëm për përdorim të njëfishtë, është prej letre me çip jokontaktues, e përpunuar me standardet më të larta të sigurisë, kompaktibile me pajisje ekzistuese, gjegjësisht do të vleftësohet pa kontakt në validuesit ekzistues”, sqarojnë nga NQP Shkup.

Biletat e reja për një drejtim tashmë mund të blihen edhe te shoferi i autobusit.

NTP-Shkup përsëriti ofertat aktuale në kuadër të transportit publik në Shkup: 10 vozitje kushtojnë 250 denarë, vlera me biletën elektronike është 35 denarë, ndërsa vlera me telefon celular është 40 denarë dhe ngjashëm.

Përkujtojmë, para se të përfshihet gjithë transporti publik brenda NTP-Shkup, biletat në autobusët privat për një drejtim kanë qenë 25 denarë, ndërsa në autobusët e NTP-së kanë qenë 35 denare për një drejtim.

LEXO: Shkup, prej 1 nëntori bileta për autobus për një vozitje do të kushtojë 50 denarë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button