BE aktivizoi ndihma për tërmetin dhe përmbytjet në Shqipëri

Bashkimi Evropian aktivizon asistencën për tërmetet dhe përmbytjet në Shqipëri. 10 vende anëtare dhe jo anëtare të Bashkimit Evropian i janë përgjigjur aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian. Bëhet fjalë për Austrinë, Kroacinë, Italinë, Greqinë, Hungarinë, Finlandën, Malin e Zi, Norvegjinë, Sllovakinë dhe Slloveninë. Një ekip i mbrojtjes civile të Bashkimit Evropian mbërrin sot në Shqipëri për të lehtësuar koordinimin e kësaj ndihme, transmeton Klan.

“Pas aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes civile nga Shqipëria, disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë ofruar ndihmë. Për momentin, ne kemi dhjetë shtete. Pra, bëhet fjalë për një ndihmë të rëndësishme që po ofrohet këto dhjetë vende. Kjo përfshin furnizime të ndihmës së parë dhe artikuj lehtësimi, siç janë tendat, batanijet, gjeneratorët dhe pompat e ujit për të ndihmuar zonat e prekura. Për më tepër, një grup ekspertësh nga vende të ndryshme pritet të arrijnë në Shqipëri sot për të koordinuar asistencën. Qendra e koordinimit për reagimin ndaj emergjencave të Bashkimit Evropian  rri në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare nëse do të identifikohen nevoja të tjera”, deklaroi Zëdhënësi i KE, Carlos Martin Ruiz de Gordejuela.

Bashkimi Evropian ka shprehur solidarizimin me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë. Qendra e koordinimit për reagimin ndaj emergjencave të Bashkimit Evropian mbetet e hapur ndaj nevojave të mëtejshme që mund të identifikohen në zonat e prekura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button