40 vjeçari ra nga kati i dytë, nga ndërtesa ku punonte

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Fier, ku një shtetas i cili punonte në një ndërtesë ka rënë nga kati i dytë, transmeton TopChannel.

Nga një informacion paraprak bëhet me dije se pasditen e kësaj të premte, shtetasi me iniciale D.M, 40 vjeç duke punuar në një ndërtesë, ka rënë nga kati i dytë i objektit, në lagjen “Apollonia”, Fier.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e 40-vjeçarit dhe për momentin ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button