“Fridays for Future” mbajti marshin e parë për ndryshime klimatike në Shkup

“Fridays For Future” javën e kaluar zhvilloi protestën e parë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ndërsa këtë të premte realizuan marshin e tyre të parë në Shkup.

Marshi nisi nga Ministria për mjedis jetësor, ka kaluar nga Kuvendi dhe ka përfunduar para Qeverisë ku janë vendosur kërkesat e Lëvizjes.

Nikolla Jovanovski nga Lëvizja “Fridays For Future” (Të premtet për ardhmërinë) ka theksuar se me marshin e sotëm kërkojnë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme klimatike në nivel nacional, përpilim të planit për uljen e përdorimit të automjeteve etj.

“Nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkojmë: Shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme klimatike në nivel nacional, si kusht për prioritet institucional dhe sensibilizim të aktorëve shoqëror për çështjen, aktivizim të trupit special nacional- Komisioni për luftë kundër ndryshimeve klimatike e cila ekziston vetëm në letër dhe nuk ka kurrfarë kompetenca dhe autorizime., fillim të procesit të mbylljes së termocentraleve të qymyrit dhe kalim nga 80 për qind të burimeve të rinovueshme të energjisë deri në vitin 2030 dhe 100 për qind deri në vitin 2050, përpunim të planit për uljen e përdorimit të automjeteve, bashkë me zgjerimin e kapaciteteve në transportin publik dhe sjelljen e problematikës klimatike në arsimin formal në shkollat fillore dhe të mesme si lëndë të posaçme”, ka thënë Jovanovski

LEXO: Qeveria të shpallë gjendje të jashtëzakonshme klimatike në nivel vendi, kërkuan Fridays for Future
LEXO: Wired: Fëmijët aktivistë bëhen “influencues” global

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button