Vjosa Osmani: Nuk do të iki nga dialogu me Serbinë siç bënë frikacakët

“Kufijtë e Kosovës me LDK-në janë të sigurt. Unë nuk do t’i iki dialogut dhe përgjegjësisë siç u ikën frikacakët e tanishëm dhe e lanë Kosovën në duart e Thaçit. Do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta mbrojë kushtetutën me çdo çmim”.

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të ikë nga dialogu me Serbinë siç kanë bërë frikacakët dhe e kanë lënë Kosovën në duart e presidentit Hashim Thaçi.

Ajo duke folur për kundër-kandidatët e saj politik gjatë një tubimi në Suharekë, ka thënë se disa prej tyre kanë shpërndarë njerëz nëpër Kosovë me qëllim që ta blejnë votën e qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Sot LDK-ja është më e bashkuar dhe më unike se kurrë. Ne jemi bashkuar për një fitore që nuk e kemi parë që  nga viti 2004. Një fitore të tillë do ta kemi sepse përderisa të tjerët çdo ditë merren me shpifje dhe sulme; ne lidhjen tonë të vetme e kemi me qytetarët sepse ajo është më e fuqishmja”.

“Për mua dhe LDK-në nuk ka asgjë më të shenjtë sesa beteja jonë për të çkapur shtetin nga ata që keqpërdorën dhe shkelën mundin dhe djersën e qytetarëve tanë. LDK nuk do t’i japë amnisti askujt për krimet”.

“A i keni parë kundër-kandidatët e mi, disa prej tyre të tmerruar deri në palcë nga fitorja e madhe e LDK-së, kanë vendosur që ta qelin qesen e tyre dhe të shpërndahen në krejt Kosovën dhe po duan ta blejnë votën e qytetarëve të Kosovës me paratë që ua kanë vjedhur po atyre qytetarëve”.

“Le ta dinë se e kanë të kotë sepse qytetarët nuk e shesin vullnetin e vet. Qytetarët e Kosovës nuk u besojnë më atyre që e keqpërdorën besimin e tyre. Prandaj ne duhet të bashkohemi që Kosovën mos ta lejojmë më të njolloset nga njerëz të tillë”.

“Kosova nga 6 tetori do të jetë një Kosovë ndryshe dhe jo Kosovë e shefave të shefave dhe krimit”.

“Kufijtë e Kosovës me LDK-në janë të sigurt. Unë nuk do t’i iki dialogut dhe përgjegjësisë siç u ikën frikacakët e tanishëm dhe e lanë Kosovën në duart e Thaçit. Do ta përfaqësojë Kosovën dhe do ta mbrojë kushtetutën me çdo çmim”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button