Zaevi: Jam i gatshëm që javën e ardhshme të takohem me Mickoskin

Në lidhje me procesin e negociatave për Ligjin për Prokurori Publike, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka shprehur gatishmërinë që qysh javën e ardhshme të takohet me liderin e opozitares, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Pres që grupet e punës tashmë të kenë përgatitur diçka, nga palët negociatore. Javën e ardhshme jam i gatshëm të takohem edhe me shefin e opozitës, apo vetë grupet e punës të kenë takim. Kjo do të thotë se para Këshillit Ministror të BE-së, diku 15-të, 16-të tetori është mirë që ta zgjidhim këtë çështje. Sigurisht, asnjëherë nuk është vonë për zgjidhje të tillë, por me vetë zgjidhjen do të dërgojmë edhe një porosi për politikën tonë dhe pjekurinë demokratike se, vërtetë se, edhe ajo që nuk është pjesë e raportit për shtetin tonë, gjejmë mënyra për ta tejkaluar. Në fund, është e rëndësishme për ne në shtëpi. Ta zgjidhim, që ta dimë se, edhe më tej kemi garancë për pavarësi të shtetit të së drejtës, prokurorë që do të ndjekin hetime që do të jenë të rëndësishme, për ta ngritur edhe standardin ekonomik të qytetarëve”, tha Zaevi në intervistë për DW-në.

Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se, nuk ka alternativë tjetër, pos të arrihet konsensus me opozitën.

Përndryshe, edhe pse negociatat ka gjysmë viti që zhvillohen, siç shihet nga takimet e grupeve punuese mes pushtetit – Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe opozitës – VMRO-DPMNE-së, dallimet assesi të tejkalohen. Ngjashëm ndodhi këtë të hënë, i cili takim erdhi dhjetë ditë pas dështimit të takimit të liderëve, Zoran Zaev (LSDM) dhe Hristijan Mickoski (VMRO-DPMNE).

Ligji në fjalë është në lexim të dytë në Komision dhe derisa partitë politike nuk deklarohen se, kanë përpjekje shtesë që të gjejnë zgjidhje, dhe kanë arritur pajtim për pjesën tjetër të amendamenteve, mbledhja e Komisionit për verifikim të atyre amendamenteve, mund të përfundojë edhe për një ditë.

LEXO: Xhaferi për Ligjin për PP: Pozicionet janë të kundërta, s’ka sinjal se përafrohen
LEXO: Mickoski: Takim liderësh pas afrimit të qëndrimeve
LEXO: Negociatat për PSP-në, në proces vjeljesh amendamentesh

Përndryshe, deri kohë më parë, si pengesë kryesore në negociatat për Ligjin për Prokurori Publike nga pushteti paraqiteshte:

  • Të ndërpriten të gjitha lëndët pas 30 qershorit. Respektivisht, qartë të mos precizohet me Ligjin për Prokurori Publike: Çfarë me ato lëndë që janë në procedurë parahetimore dhe hetimore? dhe
  • Të mbetet Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me çka opozita vetë të zgjedhin dhe të shkarkojnë prokurorë.

Në lojë hyri edhe një prokurori e re, në nivelin e njëjtë të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Paralelisht me këtë, lëndët e PSP-së u transferuan në PTHP dhe të njëjtat, në seanca gjyqësore do të përfaqësohen nga prokurorët e njëjtë të PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button