Me urdhër të Gjykatës, Katica Janeva është përgjuar nga Prokuroria

Përveç Bojan Jovanovskit dhe Zoran Milevskit (Kiçeec), edhe ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, ka qenë e hetuar sipas masave të veçanta hetuese, për rastin “Reket”, gjegjësisht, Prokuroria me urdhër të Gjykatës e ka ndjekur ose përgjuar Janevën, njofton Potalb.mk.

“Për personin që tregoni interes për aplikimin e masave të veçanta. Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion e pret deklasifikimin e masave pas së cilës do t’u prezantohet mbrojtjes”, thonë nga Prokuroria për “Fokus”.

“Ndjekja e fshehtë dhe incizimi i personave me pajisje teknike jashtë shtëpisë ose në hapësirat e punës i shënjëzuar si privat, është paragrafi 3 i nenit 252 nga Ligji për Procedurë Penale, i cili është përshkruar në urdhrin gjyqësor për të dyshuarit.

Opinioni nuk do të mundet t’i shohë këto incizimet, pasi që të njëjtat do të prezantohen me dyer të mbyllura.

Përndryshe, në rastin “Reket”, të dyshuar janë ish kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva, Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec. Ata dyshohen se, kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet Janevës, duke marrë 1,5 milionë euro vetëm nga biznesmeni Orce Kamçev për t’ia lehtësuar procedurën hetimore për pastrim parash në lëndën “Perandoria”, ndërsa duhej të merrnin edhe 4,5 milion euro të tjera, gjithsej 8 milionë. Gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat shihet se si Boki 13 dhe Zoki Kiçeec marrin paratë prej biznesmenit Orce Kamçev në shtëpinë e tij.

LEXO PËR LËNDËN: REKETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button