Pendarovski akreditoi Janakakisin si ambasador të parë të Greqisë në RMV

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarovski sot ka akredituar ambasadorin e parë të Greqisë në RMV, Dimitris Janakakis. Emërimi vjen pas arritjes së Marrëveshjes së Prespës me të cilin u zgjodh kontesti i emrit me Greqinë, transmeton Portalb.mk.

Duke shprehur kënaqësinë për hapjen e një kapitulli të ri në raportet ndërshtetërore, Pendarovski tha se emërimi i Ambasadorit është si rezultat i angazhimit të të dy shteteve për ndërtim të politikës së mirë ndërfqinjësore, e bazuar në transparencë dhe besim të ndërsjellë.

“Në këtë drejtim, prioritet duhet të ketë realizimi i projekteve rajonale për përmirësim të lidhjes hekurudhore, rrugore, energjetike, turistike, shkëmbimit ekonomik, lëvizjes së njerëzve, idesh dhe të gjitha atyre fushave që parashihet në Planin aksionar për përparim dhe rritje të bashkëpunimit ekonomik që i kanë nënshkruar kryeministrit ndërmjet dy shteteve”, tha Pendarovski.

Ambasadori Janakakis ka deklaruar se, ndjehet i nderuar që është emëruar si ambasadori i parë i Greqisë në RMV, i cili shtoi se, krahas rritjes së bashkëpunimit ndërshtetëror, interes i përbashkët mbetet edhe stabiliteti dhe siguria rajonale, siguria e kufijve dhe zhvillimi i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button