Ministrja Shekerinska kërkoi agjitim më të madh nga BE-ja për lidhje me Ballkanin

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në “Forumin për lidhje evropiane”, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian (BE) agjitim më të madh për lidhje me Ballkanin Perëndimor, transmeton Portalb.mk.

“Ministrja ka kërkuar agjitim më të madh nga strukturat evropiane në procesin e integrimit në Union, me qëllim të zhvillimit të infrastrukturës hekurudhore të rajonit, sepse të gjitha shtetet në rajon luftojmë me ndryshimet klimatike dhe ndotjen e mjedisit jetësor”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të Shekerinskës.

Presidenti i Komisionit Evropian (KE), Zhan Klod Junker i cili ishte edhe nikoqir i Forumit, e nënshkroi edhe Partneritetin e parë të lidhjes ndërmjet BE-së dhe Japonisë.

“Bashkimi Evropian duhet të jetë më ambicioze ndaj nesh, dhe të kërkojë më shumë, për përshpejtim të mundësisë e cila gjithmonë ka qenë pjesë e platformës për lidhje në kuadër të Unionit”, thuhet më tej në kumtesën e Kabinetit të Shekerinskës.

Shekerinska shprehu bindjen se në tetor, Bashkimi Evropian do të japë datë për nisjen e negociatave me RMV-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button