Presidenti Meta rihapi garën për një vend bosh në Gjykatën Kushtetuese

Presidenti rihap garën për plotësimin e vendit vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Në faqen zyrtare të presidencës njoftohet rishpallja e procedurës së aplikimit me qëllim plotësimin e “Vakancës së parakohshme” të krijuar për shkak të përfundimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit, Besnik Imeraj, njofton Koha.net.

KED ka informuar presidentin se nga 15 kandidatë që kanë shprehur interesin për konkurrim, kanë ngelur në garë vetëm dy kandidatë të lejuar për kandidim, pra më pak se numri i domosdoshëm 3.

Konkretisht në garë janë Besnik Muçi dhe Regleta Panajoti.

Për këtë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e Presidentit të Republikës si organ emërtese për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për plotësimin e këtij vendi vakant.

Afati i paraqitjes së kërkesës për shprehjen e interesit së bashku me dokumentacionin e nevojshëm bashkëlidhur është data 18 tetor 2019.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button