Ohri po i prish platformat e egra të “Momirit” dhe “Likuidit”

Komuna e Ohrit e intensifikon aksionin për prishje të objekteve pa leje në qytet. Prej mëngjesit, dy ekipe me punëtorë i prishin platformat e objekteve hotelierike të shëtitores në Liqenin e Ohrit, njofton A1on, transmeton Portalb.mk.

Platformat e egra kanë vendim për shkatërrim, pasi që janë vendosur në mënyrë të padrejtë dhe hyjnë në liqen. Pas shumë viteve, por, pasi që opinioni kërkoi që menjëherë të merren masa, ndërkaq UNESKO rekomandoi të kthehet dukja natyrale, Komuna për të dytën javë prish objekte në qytet.

Platformat e egra të dy objekteve gjenden në afërsi të kafenesë “Akuarius”, pronarët e të cilëve vetë i kanë larguar ndërtimet pa leje përpara disa ditëve.

Kryetari i Komunës, Konstatin Georgievski ka kërkuar nga pronarët e tjerë të ndërtimeve pa leje ta ndjekin shembullin e tyre, por askush prej tyre nuk ka vlerësuar se tarracat verore paraqesin problem për statusin e Ohrit në UNESKO. Pas kësaj, qyteti është hedhur në aksion dhe tanimë dy javë po prish objekte në Ohër.

Në terren janë edhe policia, e cila me furgon e ka bllokuar rrugën “Kosta Abrash” në të cilën gjenden dy objekte. Në hyrje të kafenesë “Likuid” është vendosur edhe mbishkrim “po kryhen punë ndërtimore”.

Deri në fund të ditës, platformat e vendosura te restoranti “Momir” dhe kafeneja “Likuid” do të largohen tërësisht. Pastaj, Komuna e Ohrit duhet që të përgatit padi kundërvajtëse për prishjen, ndërkaq faturën duhet ta paguajnë pronarët të cilët e kanë ndërtuar pa e respektuar ligjin.

Shkatërrimi i objekteve në Ohër ka filluar të premten e kaluar. Në Ohër janë të identifikuara 1.076 ndërtime pa leje, ndërkaq në zonën e mbrojtur qendrore 409. Në mesin e tyre janë edhe piceria dhe baza e betonuar e këshilltarit komunal Nefi Useini.

UNESKO u ka dhënë autoriteteve të Maqedonisë afat deri në shkurt të vitit të ardhshëm për t’i zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e pasurive natyrore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button