Familjarët e pacientit të ndjerë sulmuan mjekët në RMV, detaje nga drejtori

E plotësuar.

Personeli mjekësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) sërish ka qenë i sulmuar nga familjarë të pacientëve. Rasti ka ndodhur mbrëmë në Spitalin “8 Shtatori”, njofton Portalb.mk.

Sot, drejtori i Spitalit “8 Shtatori”, Kristijan Kostov ka mohuar informacionet se mjekët kanë qenë të sulmuar fizikisht, dhe se ka pasur protestë nga të punësuarit e Spitalit para zyrës së tij.

Hristijan Kostov, drejtori i Spitalit "8 Shtatori"
Hristijan Kostov, drejtori i Spitalit “8 Shtatori”

Ai tha se, sulmi verbal ka ardhur pasi ka ndërruar jetë pacienti, rreth orës 23:00.

“Pacienti ka qenë i pranuar dje, në ora 14:00. Nga ana e ekipit kujdestar të Spitalit, është realizuar diagnostikimi i nevojshëm dhe trajtimi i pacientit, por për shkak të gjendjes së përkeqësuar, problemeve me zemër, probleme kronike me veshkë, në mbrëmje, rreth orës 23 ka ndërruar jetë”, tha Kostov.

Në rastin e sulmit verbal, ka ndërhyrë edhe policia.

“Nuk ka pasur sulm fizik, vetëm momente verbale. S’ka arsye konkretet. Vetë informata se ka ndërruar jetë pacienti, ka ndikuar te familjarët dhe në ato momente të para, disa e përjetojnë në mënyrë agresive, kurse të tjerët më përmbajtshëm. Kemi raport të policisë. Nëse ju interesojnë detajet, drejtohuni në Polici. Doli në publik se ka pasur protesta, këtë e demantoj. Personelin e kam thirr unë”, tha Kostov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button