Hajko Mas: Vendimi i Bundestagut duhet t’i bindë shtetet tjera për t’i thënë “po” negociatave të RMV-së dhe Shqipërisë me BE-në

Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Hajko Mas ka deklaruar se, vendimi i Bundestagut, do t’i bindë edhe shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian(BE) që të miratojnë nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, transmeton Portalb.mk.

“Shtetet duhet të vazhdojnë përpjekjet për reformat, që ta vazhdojnë rrugën drejt BE-së. Unë jam i bindur se qasja e Bundestagut do t’i bind edhe shtetet tjera të BE-së që ta miratojnë nisjen e negociatave”, tha Mas.

Kjo deklaratë e Masit vjen pasi që Bundestagu i Gjermanisë dje i ka thënë “po” dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Kreu i RMV-së e ka falënderuar Bundestagun me “Danke Deutschland”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button