“Danke Deutschland” – kreu shtetëror i RMV-së iu falënderua Bundestagut

Kreu shtetëror i Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet rrjeteve sociale e ka përshëndetur vendimin e Budestagut gjerman, i cili dje ka votuar për hapjen e bisedimeve të shtetit tonë me Bashkimin Evropian, njofton Portalb.mk.

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në Tuiter i është falënderuar Bundestagut për mbështetjen.

“Danke Deutschland. Me shumicë të madhe votash “për” deputetët e Bundestagut gjerman kanë dhënë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve hyrëse të Maqedonisë ë Veriut me BE-në”, ka shkruar Pendarovski.

Kryeministri Zoran Zaev, i cili është në Njujojrk në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në profilin e tij të Fejsbukut i është falënderuar Bundestagut dhe ka vlerësuar se kjo është nxitje e madhe që të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë.

“Dje morën lajm të shkëlqyeshëm nga Berlini. Bundestagu me shumicë të madhe dha mbështetje për BE-ja t’i fillojë  bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Vendimin final e presin në tetor, që do të thotë pranim për qytetarët dhe institucionet dhe për të gjitha vendimet tona, përpjekjet dhe sukseset. Kjo është nxitje e madhe, vazhdojmë të punojmë edhe më shumë. I falënderojmë të gjithë deputetët në Bundestagun gjerman dhe ekipin qeveritar të kancelares Angela Merkel”, shkruajti Zaev në Fejsbuk.

Zv, kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili personalisht në Berlin e dëgjoi vendimin e Bundestagut, iu falënderua Gjermanisë”.

“476 për, 122 kundër, 16 abstenime. Danke Deutschland”, shkruajti Osmani në Fejsbuk.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në Tuiter shkruajti se Bundestagu ka treguar lidership.

“Bundestagu tregoi lidership: dritë jeshile për bisedimet me BE-në. Me pranimin e arritjeve të Maqedonisë së Veriut, na inkurajojnë që të vazhdojmë përpara dhe mirë. Ne kemi plotësuar, ju keni plotësuar dhe do të vazhdojmë të arrijmë”, shkruajti Dimitrov në Tuiter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button