Mbështetje e përbashkët e anëtarëve të BE-së nga Ballkani, Maqedonia theksohet veçmas

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot në mëngjes, ministrat e jashtëm të Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë dhe Rumanisë – të gjitha vende-anëtare të BE-së e përsëritën mbështetjen e tyre të fortë për aderimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, ka lajmëruar Ministria e jashtme Bullgare, transmeton Meta.mk.

“Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të fortë për perspektivën e bashkëngjitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmen e tyre në BE. Besojmë fuqishëm se zgjerimi i BE-së është një proces me dobi reciproke si për BE-në ashtu edhe për Ballkanin Perëndimor dhe është investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Evropës “, thuhet në deklaratën e lëshuar para takimit të Këshillit Evropian, në të cilin duhet të vendoset nëse do të caktohet datë për fillim të negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

Megjithatë, në deklaratë thuhet që zgjerimi duhet të bazohet në meritat individuale, që është një sinjal që ata janë të përgatitur që perspektivat e Maqedonisë dhe Shqipërisë t’i shqyrtojnë veç-e-veç, e jo në një pako.

“Kjo është arsyeja për të cilën jemi të bindur që BE-ja duhet të mbetet e angazhuar fuqimisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se zgjerimi duhet të mbetet në fokusin e BE-së. Gjithashtu besojmë se perspektiva premtuese për anëtarësim në BE është thelbësore për zhvillimin e shoqërive demokratike dhe prosperuese në Ballkanin Perëndimor. Për BE-në, është me rëndësi shkallës parë të sigurojë përparim i plotë për rajonin në bazë të meritave individuale dhe të përmbushjes së kushteve të rrepta, por të drejta”, thuhet në deklaratën e nënshkruar në Nju jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e KB.

Se anëtarët e BE-së nga Ballkani hapur janë në favor të perspektivës euro-atlantike të Maqedonisë, shihet edhe nga paragrafi i parafundit i deklaratës, ku përmendet vetëm Maqedonia .

“Fillimi i negociatave për anëtarësim do t’u japë këtyre dy vendeve mundësinë për t’u përqendruar në reformat e nevojshme, ndërsa BE njëkohësisht do të jetë në gjendje të ndjekë nga afër përparimin e tyre në përmbushjen e kushteve dhe kritereve të përcaktuara, përfshirë edhe përmbushjen e marrëveshjeve bilaterale, të cilat janë veçanërisht pozitive. mbi marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në rajon, siç janë Marrëveshja për miqësi, Fqinjësi të së mirë dhe bashkëpunim midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshjes së Prespës midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriut. Kjo me siguri do të shtojë vrullin e reformave në të gjithë rajonin. Fillimi i negociatave do të ishte gjithashtu dëshmi e fortë për përparimin e arritur dhe do të vendos një theks të fortë në procesin e anëtarësimit të të dy vendeve, si rezultat i mbështetjes së fortë të Komisionit aktual Evropian në procesin e zgjerimit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ministrave të jashtëm të Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë dhe Rumanisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button