Për herë të parë nga Maqedonia e Veriut do të udhëtojë një student me nevoja të veçanta përmes ERASMUS+

Gadaf Memedi është studenti i parë nga Maqedonia e Veriut me nevoja të veçanta që do të shfrytëzojë mundësitë e programit ERASMUS+ për mobilitet, transmeton Portalb.mk.

Përfaqësuesi nga Agjencia Nacional për Programe Evropiane Arsimore dhe Mobilitet, Astrit Rexhepi dha detaje në lidhje me udhëtimin e Memedit.

“Me date 25.09.2019, ne hapësirat e UT-se përcollëm për në mobilitet 10 mujor studentin Gadaf Memedi, studenti i pare me aftësi te kufizuara nga Maqedonia e Veriut që behet pjese e programit ERASMUS+. Faleminderit stafit UT-se, kolegeve te mi, Drejtoreshës Lidija Dimova dhe Gadaf Memedi, qe mundësuan dhe dhanë mbështetjen e parezervë, me ne fund edhe një mobilitet i llojit te tille te realizohet. Besojmë se kjo do te jete një nxitje per studentet e tjerë. Na u kthefsh Gadaf me kujtimet me te mira”, shkruan Astrit Rexhepi.Image may contain: 2 people, including Astrit Rexhepi, people smiling, people sitting

Të pranishëm në përcjelljen e Memedit nga Universiteti i Tetovës ishin Rexhat Qahili, prorektori për arsim, Hatibe Deari Zeqiri dhe Shpresa Ademi nga zyra për marrëdhënie ndërkombëtare. Ndërsa, së bashku me Astrit Rexhepin të pranishëm nga Agjencia Nacionale ishin edhe Aleksandar Bogojevski dhe Ana Mihajlov.

Image may contain: 5 people, including Astrit Rexhepi, people sitting and indoor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button