Janevës nuk i mjaftuan tri orë të lexojë dëshmitë e “Reket”-it, do të vazhdojë nesër

Ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, e cila është e dyshuar në rastin “Reket”, më shumë se tri orë i kaloi për të lexuar dëshmitrë që Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i ka kundër saj, njofton Portalb.mk.

Janeva pasdite me makinë dhe shoqërim policor është kthyer në SHPN Burgu –Shkup ku e vuan masën e paraburgimit, derisa avokatët e saj Irena Fërçkoska dhe Delo Kadiev kanë vazhduar me rishikimin e dëshmive për rastin.

“Kemi filluar me mbikëqyrjen e dëshmive. Në disa pjesë ka qenë e pranishme edhe Katica Janeva dhe pastaj do të duhej të kthehet prapa në

burgun e Shutkës. Ne kemi vazhduar deri vonë, por nuk arritëm të përfundojmë me të gjithë, do të vazhdojmë edhe nesër, ndërsa me siguri do të mbetet edhe për të hënën”, ka thënë Kadiev.

Sipas Kadievit, madje u është dhënë vetëm kopja e dëshmisë së dëshmitarëve, derisa Prokurorisë nuk i janë dhënë në mbikëqyrje dëshmitë e të dyshuarve të tjerë, edhe pse kanë të drejtë në atë.

I pyetur nëse mes dëshmive që i kanë parë janë ata të Lile Stefanovës dhe Burim Rustemit, Fërçkoska shkurt ka konfirmuar se mes tjerash edhe ata i kanë parë.

Prokurorja kompetente nga Prokuroria Themelore e Përgjithshme për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska në fillim të javës nga analiza e përgjithshme të materialeve të mbledhura dhe fakteve verbale informoi se ka përfunduar procedura hetuese për “Reket” dhe po skadon afati prej 15 ditësh për shqyrtim te dëshmive për personat e parë të dyshuar dhe e drejta e mbrojtjes për të propozuar dëshmi në favor të të akuzuarve.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO: Janeva sot do t’i shohë provat e Prokurorisë kundër saj

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button