Haradinaj tregoi çka foli me Palmerin në New York dhe kë takoi tjetër

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se gjatë kësaj vizite ka zhvilluar një takim me zëvendësndihmës Sekretarin, Matthew Palmer, me të cilin kanë biseduar për temat bilaterale Kosovë-SHBA.

A gjithashtu thotë se temë e bisedës ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi.

“E kam shfrytëzuar këtë prezencë që të bisedojë me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen dhe bashkatdhetarët tanë në SHBA. Këto janë takime për temat kryesore. Ndërkaq me Palmer ishte tema bilaterale Kosovë-Amerike dhe mundësia e arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në SHBA ka shkuar për të qartësuar pozicionin e Kosovës.

“Ka qenë me rëndësi të jem atje. Shkova t’i qartësojmë pozicionet e Kosovës, qëndrime të qarta tashmë të njohura dhe të respektuara kundër ndarjes dhe lëvizjes me kufij”, ka thënë ai.

Ai tha se nuk është takuar me palën serbe, e as me presidentin Hashim Thaçi, i cili po ashtu ndodhet për vizitë në SHBA.

Kryeministri në detyrë tha se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vazhdon të vajtojë që nuk po ndodh ndarja e Kosovës.

Ai e quajti të gabuar logjikën e Vuçiqit që të pengojë Kosovën, por sipas tij presidenti serb me këtë nuk po e pengon Kosovën, por zhvillimin e Serbisë.

Po ashtu, tha se ndarja nuk është rrezik për Kosovën, dhe se Serbia vazhdon të vajtojë për ndarje.

“Është gabim drejtimi që ka marrë Vuçiqi. Ai ende po vazhdon me vajtu që nuk po ndodh ndarja e Kosovës, ku kishim pas me i dhënë 950 hektarë, e ai me na propozu ‘ndonjë hektar’, me bë shaka me Kosovën. Tani ideja se ne duhet ta marrim njohjen duke dhënë diçka ende është në tavolinë, e kam përsëritë disa herë. Ne mund ta kthejmë tregun, pra taksa me u largu për njohje, por është gabim logjika e Vuçiq, pengimi i Kosovës. Në fakt, të ju them sinqertë, ai nuk po e pengon Kosovën, ai po e pengon Serbinë. Ai nuk ka me mund me ec përpara drejt BE-së apo drejt ndonjë zhvillimi tjetër duke e penguar Kosovën. Këtë ia kanë bërë të ditur të gjithë”, ka shtuar ai në konferencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button