Nxjerret në shitje Shtëpia barok e qytetit të Shkupit

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit sot informoi se me vendimin e Këshillit të Qytetit në seancën e 41-të, u nxjerr në shitje Shtëpia e qytetit barok afër lumit Vardar, transmeton Portalb.mk.

“Seancën e sotme e hapim me këtë pikë sepse ndërkohë arritëm ta përfundojmë objektin që u fillua ndoshta para një dekade. Objekti që është ndërtuar nga Qyteti, pasi ka ardhur kryesia e re e administratës së qytetit, në përfundimin e tij kemi investuar 3,2 milionë euro. Kjo dëshmon se as ka pasur e as do të ketë tendencë të mos përfundohet ndërtimi i tij”, tha Shilegov.

Shitja do të bëhet me ankand përmes sistemit të BNJVL-së, kumtoi Qyteti i Shkupit.

Ai shtoi se janë bërë përpjekje për ta vënë në funksion objektin, por pas gjithë analizave për kapacitetin e objektit u konkludua se vetëm tre të pestat e numrit të përgjithshëm të të punësuarve mund të akomodohen aty, pra vetëm 352 të punësuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button