Do të kërkohet zëvendësim tjetër për Hanin, hungarezi Troçani jashtë lojës

Komiteti për çështje juridike në Parlamentin Evropiane e ka anuluar propozimin e Hungarisë për Laslo Troçanin që të jetë komisari i ri për zgjerim dhe politikë fqinjësore, raportoi “EUobserver”.

“Politiko” deklaroi se anulimi i propozimit për emërimin e eurokomisarit është për shkak mundësisë se konfliktit të interesit. Krahas Troçanit, me shpjegim identik është anuluar edhe propozimi i Rumanisë për emërimin e Rovana Plamb për eurokomisare për transport.

Laslo Troçani duhej të zëvendësonte eurokomisarin e deritanishëm Johanes Han, mandati i të cilit tani më ka mbaruar. Troçani ishte ministër i drejtësisë në Hungari dhe bashkëpunëtorë i afërt i Viktor Orbanit. Ai kishte rol vendimtar në sjelljen e ligjit, për të cilin Brukseli theksoi se e shkatërron shtetin e së drejtës në Hungari.

Pas vendimit të tillë në Parlamentin Evropian, Hungaria dhe Rumania nuk do të thotë se automatikisht mund të propozojnë kandidat të rinj për eurokomisar. Kryetarja e re e Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lejen është ajo e cila duhet të sjellë vendim, nëse Hungaria do të propozojë komisar të ri për zgjerim.

LEXO: U zgjodh përbërja e re e BE-së: Në vend të Johanes Hanit u emërua hungarezi Laszlo Trocsanyi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button