Zaev-Riker: RMV-ja është plotësisht e përqëndruar në marrjen e datës për negociata me BE-në

Në takim me përfaqësuesin e lartë të Departamentit të Shtetit Filip Riker dhe përfaqësuesin special për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer, Zaev tha se Maqedonia e Veriut në këtë kohë është e përqendruar plotësisht në sigurimin e datës për fillimin e negociatave të pranimit në BE në muajin tetor, si dhe në përparimin në ratifikimin e protokollit për anëtarësim në NATO, dy qëllime strategjike për vendin për të cilin Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një kontribut të madh, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga zyra e shtypit të qeverisë, në takim kryeministri Zaev theksoi se këto qëllime për Maqedoninë e Veriut dalin edhe nga marrëveshja strategjike për partneritet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat integrimet euroatlantike janë prioritet për vendin për të siguruar stabilitet dhe siguri në vend si dhe rajon.

“Përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, ndihmësi i Sekretarit të Shtetit, Filip Riker dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, Metju Palmer, kanë treguar gjithashtu interes për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë. Ata kanë theksuar mbështetjen e tyre dhe të SHBA-së, për zbatimin e reformave, veçanërisht në fushën e qeverisjes të së drejtës, sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si çështje me rëndësi për arritjen e qëllimit të pritur – data për fillimin e negociatave të BE-së, të cilat është gjithashtu me interes për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button