RMV, valë e re punësimesh në institucionet shtetërore

Agjencia për Administratë në disa ditët e kaluara ka publikuar shpalle për punësimin e mbi 40 personave në disa institucione shtetërore, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

Është publikuar shpallje për punësimin e 10 zyrtarëve shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale – Inspektorati Shtetëror për Punë. Kërkohen kandidatë për këshilltarë, inspektorë të rinj, ndihmës të inspektorëve, bashkëpunëtor, bashkëpunëtor më të rinj, ndërkaq rrogat lëvizin deri në 26.253 denarë.

Agjencia për Administratë ka publikuar shpalle për punësim të 8 zyrtarëve shtetëror në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës – Byroja për Zhvillim të Arsimit. Në shpallje kërkohen këshilltar, referent të lartë dhe bashkëpunëtorë të rinj. Rrogat varësisht nga vendi i punës lëvizin deri në 25.000 denarë.

Është publikuar shpalle për punësim të 3 zyrtarëve shtetëror në zyrën e kryeministrit. Në të kërkojnë kandidat për referent të pavarur për protokoll gjatë mbajtjes së takimeve protokollare ndërkaq rroga është 15.663 denarë, bashkëpunëtorë të ri për organizim të aktiviteteve mes kompanive të brendshme dhe institucioneve për rrogë 20.961 denarë dhe këshilltar për çështje normative juridike për rrogë prej 24.997 denarë.

Agjencia për Administratë ka publikuar shpallje për punësim të 16 zyrtarëve shtetëror në Kuvendin e Maqedonisë së veriut. Kërkohen persona udhëheqës, ndihmës udhëheqës, këshilltarë, bashkëpunëtorë dhe bashkëpunëtorë të rinj. Rrogat lëvizin deri në 31.342 denarë.

Është publikuar shpallje për punësim të 6 zyrtarëve shtetëror në Ministrinë e Shëndetësorë – Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor. Në shpallje kërkohen pesë kandidatë për inspektorë të rinj shëndetësor dhe sanitar për në Tetovë, Gjevgjeli, Kisella Vodë, Manastir dhe Çair, por edhe një referent të pavarur për mbledhjen e të dhënave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button