Është vendosur ulësja e parë solare në Maqedoninë e Veriut

Në Ohër është vendosur ulësja e parë solare, e cila është vendosur në oborr të hotelit Ineks Olgica. Është bërë që t’u shërbejë njerëzve për pushim dhe të ofrojë përvojë të re për ata që do ta shfrytëzojnë, njofton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për ulëse në të cilën ka panele solare, të cilat dritën e diellit e transformojnë në energji elektronike, me çka kontribuojnë për ruajtjen e mjedisit jetësor. Në këtë mënyrë, ulësja nuk është vetëm objekt për pushim, por edhe pajisje e mençur ku mund ta mbushni telefonin ose laptopin me bateri, të merrni informata relevante lokale ,të dhëna për mjedisin jetësor, informata për atë se sa energji është gjeneruar dhe është harxhuar etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button