Komuna Çair dhe NP “Higjiena Komunale”, aksion ekologjik dhe eko-ligjeratë për nxënësit

Komuna Çair dhe NP “Higjiena Komunale” gjatë ditës së sotme kanë organizuar aksion pastrimi për pastrim të përgjithshëm të Komunës së Çairit që ka përfshirë çdo lagje të saj, por edhe pastrimin e oborreve të shkollave fillore, transmeton Portalb.mk.

“Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm me Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” të kryesuar nga drejtori Abdusamet Shabani dhe punës së përditshme të njësisë së punëtorëve sezonal të angazhuar nga Komuna e Çairit, kemi arritur që të ngremë dukshëm nivelin e pastërtisë publike përgjatë gjithë territorit tonë”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Në shërbim të qëllimit për ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e drejtë të nxënësve për parimet e pastërtisë si virtyt, në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” është realizuar edhe një eko-ligjeratë dhe aksion së bashku me nxënësit për pastrimin e oborrit të shkollës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button