Shkup, prej 1 nëntori bileta për autobus për një vozitje do të kushtojë 50 denarë

Këshilli i  Qytetit të Shkupit sot në seancë e ka votuar çmimin për biletat për një vozitje në autobusët e transportit publik në Shkup, që sipas vendimi do të kushtojnë 50 denarë. Bileta e letrës do të shitet në autobusët e NQP “Shkup” dhe te transportuesit privat. Do të lëshohet në përdorim prej 1 nëntorit Portalb.mk.

“Për momentin, kartela “Skopska”, do të mundet të mbushet vetëm në biletaritë e NQP Shkup dhe kioska. Qytetarët të cilët rrallë e shfrytëzojnë transportin publik ose janë prej qyteteve tjera, ndërkaq në Shkup vijnë sipas nevojës, mund të marrin kartelë jo të personalizuar ose të paguajmë me telefon celular. Në situatë më të palakmueshme janë turistët të cilët nuk munden t’i përdorin opsionet e tanishme të transportit publik ,gjegjësisht nuk mund të blejnë kartelë në autobusë”, thuhet në sqarimin e kryetarit të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

NTP Shkup do të blejë 300.000 bileta elektronike që mund të blihen në autobusët e qytetit. Ata do të duhet të vërtetohen në mënyrë identikë si biletat “e Shkupit”. Çmimi i biletës është më i lartë për faktin se ato do të blihen te shoferët në autobusë.

Për të stimuluar përdorimin e kartës “Skopska”, këtë vjeshtë qytetarët do të mund të rimbushin kartën e tyre nga telefoni i tyre celular, por edhe të kontrollojnë se sa para dhe gjiro  kanë mbetur në llogarinë e tyre. Marrëveshja e lidhur me  Telekomin e Maqedonisë është paraparë që të përfshihet edhe kjo mundësi për qytetarët, e cila duhet të zvogëlojë pritjet para qendrave të NTP-së për shitje të biletave në të gjithë Shkupin.

Po ashtu, në përfundim e sipër është realizimi i Android aplikacionit të ri për transportin publik në Shkup që do t’u mundësojë qytetarëve që përmes telefonave celularë të kontrollojnë oraret e autobusëve, si dhe të kenë qasje në kohën më të shkurtër të mbërritjes së autobusit të radhës në ndonjë stacion të caktuar.

Tenderi me vlerë prej 2,2 milionë euro parashikon edhe blerjen e 400 validuesve shtesë të kartelës “e Shkupit” që do të instalohet në të gjithë autobusët e NTP-së dhe transportuesve privatë. Me mundësinë e vërtetimit te dera e pasme a autobusëve, do të zvogëlohen turmat gjatë hyrjes në autobusë dhe kohëzgjatja e qëndrimit të autobusëve në stacione ndalesa do të zvogëlohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button