Prokuroria: Gazetarët që publikojnë sekrete zyrtare kryejnë vepër penale, pa marrë parasysh se kush ia ka dhënë atë

Në lidhje me padinë ndaj medias “Infomax.mk” për zbulim të sekretit zyrtar, Prokuroria Themelore Publike nëpërmjet kumtesës ka sqaruar se, veprën penale “dhënia e sekretit zyrtar” e bën ai që i bën publike të dhënat që paraqesin sekret zyrtar, pa marrë parasysh se kush ia ka dhënë transmeton Portalb.mk.

“Vepër penale – Dhënie e sekretit zyrtar nga neni 360 i Kodit Penal e bën ai që publiku apo personit të thirrur ia kumton, jep ose në formë tjetër u krijon qasje në të dhënat që paraqesin sekret zyrtar ose plotëson të dhëna të tilla me qëllim që t’ia kumtojë ose japë publikut ose personit të thirrur”, thanë nga PTHP-ja.

Nga atje kanë sqaruar se, sipas paragrafit 4 të nenit 360 të Kodit Penal, si sekret zyrtar konsiderohen të dhënat dhe dokumentet të cilat me Ligj, ose me rregullore dhe vendime të tjera të organeve kompetente, bazuar në ligj janë shpallur si sekret zyrtar dhe zbulimi i të cilave ka ose mund të ketë pasoja të dëmshme për shërbimin.

“Sipas nenit 289 nga Ligji për procedurë penale, të gjitha aktivitetet që ndërmerren në procedurë parahetimore konsiderohen si sekrete”, thanë nga PTHP-ja.

Kjo e kundërshton qëndrimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), të cilët dje dolën me qëndrim duke thënë se, Prokuroria duhet t’i ndjek penalisht ato që kanë dorëzuar procesverbalet, e jo ato që i kanë publikuar.

“Prokuroria nuk duhet të ndjek penalisht ato që i kanë publikuar dokumentet, por personin që ka pasur qasje në sekretet zyrtare dhe të njëjtit ia ka dhënë mediumit. Për më tepër, lënda me të cilën ka të bëjë dokumenti i publikuar është e lidhur me persona të lartë, që duhet të rrisë edhe më shumë presionin ndaj Prokurorisë për të përdorur të gjitha burimet dhe fuqinë ligjore për të zbuluar se si ka ndodhur rrjedhja. Vetëm në këtë mënyrë do të ketë garanci se fshehtësia e hetimeve do të ruhet në të ardhmen”, thanë nga SHGM-ja.

Kjo vjen pasi që PTHP Shkup ka ngritur propozim-akuzë kundër gazetarit të portalit “Infomax.mk” për veprën penale – zbulim të sekretit zyrtar, pasi siç sqaruan nga atje, i njëjti më 23 gusht ka publikuar të dhëna që paraqesin sekret zyrtar, duke publikuar faqen e parë të procesverbalit për pranim të veprës penale nga një person në Prokurorinë Themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button