Janeva sot do t’i shohë provat e Prokurorisë kundër saj

Ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, e cila është e dyshuar në rastin “Reket”, sot duhet që t’i shohë provat që Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i ka kundër saj, njofton Portalb.mk.

Këtë e ka paralajmëruara avokatja e saj, Irena Frçkovska, pasi të martën së bashku me Janevën ishin në Prokurori që të njoftohen se ka mbaruar hetimi për rastin, pas së cilës, Janeva u dërgua sërish në Burgun e Shutkës ku është në paraburgim.

Provat dje i ka parë edhe i dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski.

Nga ana tjetër i dyshuari i dytë Zoran Mileski  Kiçeec është lëshuar në paraburgim shtëpiakBoki 13 dhe Kiçeec u arrestuan më 15 korrik, të njëjtëve iu shqiptua masë paraburgimi, ndërkaq Janeva u arrestua më 21 gusht, të cilës gjithashtu iu shqiptua paraburgim 30-të ditor.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button