Çfarë ndodh kur gjatë shtatzanisë shfaqet herpes simplex, candida ose trichomonas vaginalis?

Mycoplasma gjenitale ndodhet midis baktereve dhe viruseve. Prevalenca te gratë shtatzëna pa simptoma është 50%. Vetëm në disa raste është i pranishëm sekreti patologjik. Në një të tretën e rasteve, ky infeksion mund të transmetohet nga nëna tek i porsalinduri gjatë lindjes, pavarësisht faktit nëse ka ndryshim inflamator në zonën gjenitale, shkruan Panacea.

Për virusin e herpes simplex diagnoza caktohet në bazë të anamneza, me shenja klinike tipike dhe me gjetjet e pranisë së tij, të etheve, dhimbjeve të kokës, lodhjes dhe dhimbjeve të muskujve. Shenjë e pranisë së tij është nëse në zonën e vulvës dhe qafës së mitrës janë të pranishme shenjat tipike të ndryshimeve të dhimbshme, papuloze. Këto simptoma shfaqen 11 ditë pas infeksionit fillestar. Pas kësaj, dy të tretat e pacientëve zhvillohen antitrupa mbrojtës në trup.

Infeksionet e përsëritura zakonisht shfaqen 4 ditë pas infeksionit fillestar, me simptoma atipike, ndërsa ndryshimet lokale janë të parëndësishme.

Nëse bëhet fjalë për një gruaje shtatëzënë me infeksion gjenital parësor, aktiv, transmetimi te i porsalinduri është deri në 50%. Aborti është më pak i zakonshëm, ose lindja e parakohshme. Nëse bëhet fjalë për grua shtatzënë me infeksion të përsëritur, transmetimi tek i porsalindur është vetëm 1%. Rekomandohet që pacientët me infeksion aktiv të përfundojnë shtatzëninë me anë të seksionit cezarian.

HUMAN PAPILLOMA VIRUSI – HPV

Për human papilloma virusin (HPV), periudha e inkubacionit është 4 deri në 2 javë. Diagnoza caktohet nëpërmjet kolposkopisë, PAP testit, me HPV-tipizimin dhe me analiza histologjike. Tek 50-80% e atyre që e kanë atë, gjithashtu ekziston edhe neoplazia intraepiteliale (CIN).

Gjatë lindjes së fëmijës ekziston rreziku i transmetimit të infeksionit HPV te të porsalindurit. Kondilomat gjenitale përshkruhen më rrallë tek të porsalindurit ose laringolapapilomatoza e re. Prania e HPV-lezionit gjenital nuk është tregues për seksion cezarian.

TRICHOMONAS VAGINALIS

Simptomat e infeksionit të trichomonas vaginalis janë: rritje e fluorit të verdhë, probleme me urinimin dhe marrëdhënie seksuale të dhimbshme. Në 30-50% të pacientëve ka simptoma të shprehura lehtë dhe të pazakonta. Simptomat shfaqen 4 deri në 20 ditë pas kontaktit me bakteren. Diagnoza caktohet me preparat nativ, me përcaktimin e pH së vaginës dhe shfaqjen e erës së peshkut. Trajtimi është i detyrueshëm pas tremujorit të parë tek të dy partnerët.

INFEKSIONET UROGJENITALE në shtatëzani mund të shkaktojnë lindje të parakohshme, plasjen e hershme të ujrave, dhe gjendje rreziku për shëndetin e foshnjës dhe nënës pas lindjes.

CANDIDA

Infeksioni me kandida jep sekretim tipik, të bardhë. Diagnostikimi caktohet përmes gjetjes së hyphae ose blastosporeve në preparat nativ. Në shtatëzani, afër kohës së lindjes, ky infeksion shfaqet në 30% të pacientëve pa simptoma. Prania e këtij infeksioni mbart rrezikun e transmetimit perinatal te të porsalindurit.

Në 90% është e prekur goja ose zona anogjenitale e të porsalindurit. Një grup i veçantë janë të lindurit parakohe tek të cilët është e mundshme shfaqja e sepsës. Morbiditeti neonatal mund të ulet ndjeshëm tek nënat që trajtohen me antimikotikë. Në javën e 34-të të gestacionit, të gjitha gratë shtatzëna është i nevojshëm skriningu, kultura dhe preparati nativ. Terapia lokale antifungale zakonisht është e mjaftueshme.

MIKOPLAZMA GJENITALE

Filogjenetikisht ky mikroorganizëm (Mycoplasma gjenitale) ndodhet midis baktereve dhe viruseve. Prevalenca te gratë shtatzëna pa simptoma është 50%. Vetëm në disa raste është i pranishëm sekreti patologjik. Në një të tretën e rasteve, ky infeksion mund të transmetohet nga nëna tek i porsalinduri gjatë lindjes, pavarësisht faktit nëse ka ndryshim inflamator në zonën gjenitale.

INFEKSIONI I TRAKTIT URINAR 

Rreth një e treta e pacientëve me bakteriurinë asimptomatike zhvillojnë pyelonefrit gjatë shtatëzanisë. Parandalimi arrihet me kontrollim të rregullt të urinës dhe trajtim të duhur me antibiotikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button