Në veturën e parkuar në “City Mall” u grabit çanta me mbi 11 mijë euro

Ministria e punëve të brendshme (MPB) raportoi se në Qendrën tregtare “City Mall” është vjedhur brenda një çantë brenda veturës, transmeton Portalb.mk.

Viktima 30 vjeçar K.K. nga Shkupi e ka paraqitur rastin dje në polici rreth orës 15:00, duke informuar se vjedhja ka ndodhur në periudhën nga 10:20 deri 11:00.

Vetura e tij “Volkswagen Passat” ishte e parkuar në podrumin e “City Mall”-it.

Sipas viktimës, vjedhësi me forcë ka marrë çantën në të cilën kanë qenë 11 mijë euro dhe para tjera.

Policia raportoi se akoma po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button