Reja: Kualifikimi është i vështirë, varet nga ndeshja me Turqinë

Trajneri i Shqipërisë, Eduardo Reja, në një intervistë për “Tuttomercatoweb” dha opinionin e tij për futbollistët kuqezinj që luajnë në Serinë A. 72-vjeçari italian foli edhe për eliminatoret e “Euro 2020” dhe mundësitë që ka Shqipëria për t’u kualifikuar, transmeton TopChannel.

Forma e Hysajt: Tani për tani, Hysaj nuk është prekur nga mosaktivizimi te Napoli. Ai shënoi një gol të bukur kundër Islandës. Unë dua ta shfrytëzoj nga mesfusha e lart dhe Hysaj po dëshmon se është shumë i aftë edhe në këtë qasje taktike.

Rritja e Gjimshitit: E kam pasur lojtar edhe vite më parë, ai ishte një futbollist i mirë. Tani është më i pjekur, po bën më shumë se mirë tek Atalanta. Aty ka qenë gjithmonë një nga më të mirët. Pavarësisht nga vështirësitë mbrojtëse, Gjimshiti është gjithmonë mjaftueshëm në rolin e tij.

Fitorja kundër Islandës: Kualifikimi do të jetë i vështirë, do të varet shumë nga rezultati që do të marrim në Turqi. Ne duhet ta fitojmë këtë transfertë, plus ndeshjen tjetër kundër Moldavisë, gjithmonë larg shtëpisë, që të kemi shpresë. Përndryshe, bëhet e vështirë.

Shqiptarët, të kënaqur me lojën: Grupi ynë nuk është i lehtë, Franca është mbi të tjerët. Islanda është gjithashtu një ekip i mirë, por e merituam fitoren e fundit ndaj saj. Ne po bëjmë një punë të mirë, kam ndryshuar shumë lojtarë, duke futur të tjerë, që dëshmuan se e meritonin më shumë. Ne po përparojmë, në Shqipëri thonë se kurrë nuk kanë parë të luajnë futboll si ky. Shpresoj se mund të bëjmë edhe më mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button