Nga 1 nëntori sërish biletë letre për një udhëtim në transportin publik në Shkup

Qytetarët nga 1 nëntori sërish do të mund të blejnë biletë letre për një drejtim në autobusët e transportit publik në Shkup. Kryetari i Shkupit Petre Shilegov sot theksoi se realizimi i tenderit për këtë qëllim është afër përfundimit. Aktualisht është duke u zhvilluar test-periudha, ndërsa çmimi i biletës për një vozitje do të përcaktohet në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit, transmeton Meta.mk.

Bileta me një drejtim ka të ngjarë të kushtojë 50 denarë. NTP Shkup do të blejë 300.000 bileta elektronike që mund të blihen në autobusët e qytetit. Ata do të duhet të vërtetohen në mënyrë identikë si biletat “e Shkupit”. Çmimi i biletës është më i lartë për faktin se ato do të blihen te shoferët në autobusë.

Për të stimuluar përdorimin e kartës “Skopska”, këtë vjeshtë qytetarët do të mund të rimbushin kartën e tyre nga telefoni i tyre celular, por edhe të kontrollojnë se sa para dhe gjiro  kanë mbetur në llogarinë e tyre. Marrëveshja e lidhur me  Telekomin e Maqedonisë është paraparë që të përfshihet edhe kjo mundësi për qytetarët, e cila duhet të zvogëlojë pritjet para qendrave të NTP-së për shitje të biletave në të gjithë Shkupin.

Po ashtu, në përfundim e sipër është realizimi i Android aplikacionit të ri për transportin publik në Shkup që do t’u mundësojë qytetarëve që përmes telefonave celularë të kontrollojnë oraret e autobusëve, si dhe të kenë qasje në kohën më të shkurtër të mbërritjes së autobusit të radhës në ndonjë stacion të caktuar.

Tenderi me vlerë prej 2,2 milionë euro parashikon edhe blerjen e 400 validuesve shtesë të kartelës “e Shkupit” që do të instalohet në të gjithë autobusët e NTP-së dhe transportuesve privatë. Me mundësinë e vërtetimit te dera e pasme a autobusëve, do të zvogëlohen turmat gjatë hyrjes në autobusë dhe kohëzgjatja e qëndrimit të autobusëve në stacione ndalesa do të zvogëlohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button