Çfarë të bëjmë kur fëmija ka temperaturë të lartë

Jemi zyrtarisht në një periudhë virozash dhe nga të vegjëlit tek të moshuarit, duket se bashkë me kapërcimin e stinëve vjen edhe një fluks i madh sëmundjesh që prek grupmosha të ndryshme. Por, temperatura e lartë dhe ethet janë një nga sëmundjet më të shpeshta dhe tipiket që prek fëmijët sidomos në prag të sezonit të dimrit. Kur një fëmijë sëmuret, temperatura e trupit rritet, metabolizmi gjithashtu, ndaj fëmija humbet lëngjet dhe peshën e trupit. Çfarë duhet të bëni në kësi rastesh?

Shmangni dehidratimin

Pediatrët rekomandojnë uljen e temperaturës në mënyrë graduale, jo të menjëhershme, kjo veçanërisht për të parandaluar dehidratimin. Simptomat më të zakonshme të dehidrimit janë lëkura e thatë në buzë, urinim i paktë dhe lot kur fëmija qan. Për të shmangur humbjen e lëngjeve, është e nevojshme që fëmija të pi shumë ujë, lëng dhe qumësht. Ju mund të shtoni edhe kripëra minerale, të cilat vetëm pediatri mund t’i përshkruajë në rast nevoje, transmeton Revista Class.

Çfarë nuk duhet bërë?

Nëse fëmija ka ethe të mëdha dhe temperaturë të lartë, preferohet që të mos e mbuloni fëmijën me batanije shumë të rënda, pasi kjo mund të bëjë që temperatura të rritet më tej. Fëmija me ethe nuk ka pse të qëndrojë në shtrat, nëse dëshiron të luajë mund ta bëjë, por pa bërë përpjekje të tepërta fizike. Përfundimisht, nuk rekomandohet të bëni larje me ujë të vakët në vaskë pak pasi fëmija ka marrë paracetamol. Kjo bëhet vetën nëse ilaçi nuk arrin të veprojë dhe të ulë temperaturën.

Kur duhet të përdorni ilaçe?

Përdorimi i antipiretikëve rekomandohet vetëm kur temperatura tejkalon 39 gradë celcius (rektale) ose 38.5 e matur në sqetull ose 40. Këto simptoma tregojnë që fëmija është vërtetë sëmurë. Ilaçi jepet edhe nëse ethet janë të buta, por me simptoma që shkaktojnë siklete të tjera si dhimbje koke ose dhimbje të muskujve. Nëse ethet ose temperatura vazhdojnë më shumë se dy ditë, këshillohet të konsultoheni me pediatrin, të dini saktësisht se çfarë fëmija ka dhe si ta ndihmoni që ta kalojë këtë situatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button