Error 1200 – Kur “kryetari” e ka patjetër të vozitet nëpër autostradën tonë (VIDEO)

Të rinjtë nga Çe Team TV kanë realizuar vazhdimin e videove me tregimin e “kryetarit” të imagjinuar të komunës së Tetovës. Siç e dini “kryetari” pëson aksident, andaj për shërimin e tij duhet të dërgohet në spitalin klinik të Shkupit, në mungesë të kushteve në Tetovë. Për të parë peripecitë e vozitjes nëpër autostradë, ndiqni videon. 

Kualiteti i autostradave në Maqedoninë e Veriut lë shumë për të dëshiruar. Problemi qëndron në atë se edhe pse qytetarët paguajnë vazhdimisht taksën rrugore dhe shteti ka përfitime të mëdha nga këto para, përmirësime nëpër rrugë ka shumë pak. Veçanërisht autostrada që lidh Tetovën me Gostivarin është në gjendje të mjerueshme. 

Përmes sarkazmit të rinjtë nga Çe Team TV trajtojnë problemet me të cilat ballafaqohet çdokush në Maqedoninë e Veriut. Posaçërisht të rinjtë. Videot janë me vazhdime.

Video të tjera:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button