“2K Games” shpallën kampionatin global të NBA 2K20

2K Games ka bërë partneritet me organizatorët e ngjarjeve ESL, NBA dhe NBPA për të krijuar Kampionatin Global NBA 2K20.

Turneu do të ketë mbi 100,000 dollarë në çmime për lojtarët e NBA 2K në mbarë botën, njofton Esports Insider, transmeton Portalb.

Turneu do ti lejojë lojtarët të garojnë në aktivitete online edhe offline duke filluar nga tetori, deri tek finalja që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara më 22 shkurt.

Jason Argjentina, Zëvendës Presidenti i Lartë i Operacioneve të Basketbollit në 2K Sports komentoi në një njoftim: “Ne jemi të ngazëllyer të jemi partnerë me NBA, NBPA dhe ESL për të krijuar këtë turne që është i pari i llojit të tij për NBA 2K. Për secilin që është i interesuar të provojë se si shkathtësitë e tyre përputhen në një shkallë globale, ne ju inkurajojmë të regjistroheni dhe të shihni nëse me të vërtetë keni atë që duhet për t’u bërë lojtari më i mirë kokë më kokë në botë. “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button