“Bombat”, prokurorja Fetai reagoi ndaj deklaratës së Verushevskit

Ndaj deklaratës së ish zyrtarit të shërbimit të inteligjencës, Zoran Verushevski sot ka reaguar prokurorja speciale, Fatime Fetai duke thënë se ajo është një pjesë e rrëfimit të tij dhe nuk ndikon në autenticitetin e materialeve të përgjuara – “bombave”, transmeton Portalb.mk.

“Bëhet fjalë për deklaratë që ende nuk ka përfunduar. Zotëria herën e kaluar ishte i pyetur vetëm nga prokuroria, nga fillimi rrjedhë deklarata nga pyetjet e palës mbrojtëse. Në fund Gjykata ka të drejtë të parashtrojë pyetje në aspekt sqarues. Lexova nga mediat se Verushevski ka thënë se materialet kanë pësuar modifikim, megjithatë sqarim për atë se, ai çfarë ka dashur të thotë dëshmitari, mund të japë vetëm ai. Për ne, si Prokurori, autenticiteti i materialeve aspak nuk vihet në dyshim”, tha Fetai para fillimit të seancës gjyqësore për rastin “Shuplakat në Komunën Qendër”.

Përndryshe, ditë më parë, në seancën e rastit TargetFortesa, Zoran Verusheski deklaroi se, “bombat” janë modifikuar dhe komprometuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button