“Boki 13” është sjellë nga burgu në Prokurori, t’i shohë dëshmitë kundër tij

I dyshuari i parë në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski (Boki 13) prej Burgut të Shutkës është sjellë në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që t’i shohë provat kundër tij, njofton Portalb.mk.

Ai të hënën u mor në pyetje nga prokurorja Vilma Ruskovska, megjithatë ai refuzoi të japë deklaratë derisa nuk i sheh provat, që është e drejtë e tij ligjore.

Deklaratë nuk ka dhënë dje as e dyshuara e tretë në “Reket”, ish kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, e cila, gjithashtu kërkoi fillimisht t’i shohë provat kundër saj. Ajo duhet që nesër të sillet në Prokurori që t’i shohë provat.

I dyshuari i dytë Zoran Mileski Kiçeec dje është lëshuar në paraburgim shtëpiak. Boki 13 dhe Kiçeec u arrestuan më 15 korrik, të njëjtëve iu shqiptua masë paraburgimi, ndërkaq Janeva u arrestua më 21 gusht, të cilës gjithashtu iu shqiptua paraburgim 30-të ditor.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button