Negociatat për Ligjin për Prokurori, pushteti insiston në konsensus me VMRO-në

Pushteti insiston në gjetjen e konsensusit me opozitën për Ligjin për Prokurori Publike, edhe pse tashmë bëhen gjashtë muaj që zhvillohen negociatat për tejkalimin e dallimeve. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se nuk shqyrtojnë variant tjetër të zgjidhjes, transmeton Portalb.mk.

“Ende nuk kemi caktuar takim. Ekzistojnë kontakte joformale që zhvillohen vazhdimisht. Përpiqemi ta bëjmë konsensusin, në kuadër të parlamentit dhe me grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së. Nuk shkojmë në variant tjetër, sepse mendojmë se duhet të arrihet konsensus në sferën e reformave gjyqësore”, tha Deskoska.

Ligji për Prokurori: Grupi i punës i opozitares VMRO-DPMNE i kryesuar nga lideri Hristijan Mickoski

Përndryshe, edhe pse negociatat ka gjysmë viti që zhvillohen, siç shihet nga takimet e grupeve punuese mes pushtetit – Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) dhe opozitës – VMRO-DPMNE-së, dallimet assesi të tejkalohen. Ngjashëm ndodhi këtë të hënë, i cili takim erdhi dhjetë ditë pas dështimit të takimit të liderëve, Zoran Zaev (LSDM) dhe Hristijan Mickoski (VMRO-DPMNE).

Deskoska theksoi se, s’mund të jetë optimiste në arritjen e zgjidhjes së dallimeve, duke e ditur se me kë negocion, ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se, nuk sinjale se pozicionet, deri tash të kundërta, janë përafruar.

Ligji në fjalë është në lexim të dytë në Komision dhe derisa partitë politike nuk deklarohen se, kanë përpjekje shtesë që të gjejnë zgjidhje, dhe kanë arritur pajtim për pjesën tjetër të amendamenteve, mbledhja e Komisionit për verifikim të atyre amendamenteve, siç Xhaferi mund të përfundojë edhe për një ditë.

LEXO: Xhaferi për Ligjin për PP: Pozicionet janë të kundërta, s’ka sinjal se përafrohen
LEXO: Mickoski: Takim liderësh pas afrimit të qëndrimeve
LEXO: Negociatat për PSP-në, në proces vjeljesh amendamentesh

Përndryshe, deri kohë më parë, si pengesë kryesore në negociatat për Ligjin për Prokurori Publike nga pushteti paraqiteshte:

  • Të ndërpriten të gjitha lëndët pas 30 qershorit. Respektivisht, qartë të mos precizohet me Ligjin për Prokurori Publike: Çfarë me ato lëndë që janë në procedurë parahetimore dhe hetimore? dhe
  • Të mbetet Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me çka opozita vetë të zgjedhin dhe të shkarkojnë prokurorë.

Në lojë hyri edhe një prokurori e re, në nivelin e njëjtë të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Paralelisht me këtë, lëndët e PSP-së u transferuan në PTHP dhe të njëjtat, në seanca gjyqësore do të përfaqësohen nga prokurorët e njëjtë të PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button