Ndryshimi i modelit zgjedhor, ministrja Deskoska nuk është optimiste

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoka nuk është optimiste se, mund të ketë ndryshim të modelit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas saj, ka qëndrime të kundërta nga partitë politike, e kurse miratimi i tij duhet të bëhet me konsensus, transmeton Portalb.mk.

“Nga politikanët kemi qëndrime tërësisht të kundërta se, si duhet të jetë modeli zgjedhor. Ka propozime që janë për një njësi zgjedhore, ka propozime që thirren në uljen e numrit nga 6 njësi zgjedhore, por mos të jetë një, por 3 njësi. Në konsultime që i realizoj me ekspertët, ata propozojnë edhe 8 njësi zgjedhore. Ka edhe parti që kërkojnë njësi zgjedhore të shumicës. Ka qëndrime të kundërta, dhe derisa nuk ka konsensus, nuk ka ndryshim të modelit zgjedhor. Unë nuk jam optimiste se, mund të gjejmë gjuhë të përbashkët”, tha Deskoska.

LEXO: Një njësi zgjedhore: Kush është “Pro”, kush është “Kundër”, kush “Do ta shohim”

LISTA TË HAPURA/ MBYLLURA

Që nga viti 2002, deri tani në Maqedoni ka qenë në fuqi model zgjedhor proporcional me gjashtë njësi zgjedhore. Kur aplikohet ky model, kandidatët ose partitë politike që marrin më shumë vota marrin pjesë në shpërndarjen e mandateve. Në këtë rast, votuesi voton për një listë të partisë politike, ndërsa kandidatët marrin aq mandate sa votat ka fituar lista e tyre e propozuar.

Sistemi i përzgjedhjes është i ndryshueshëm, kështu që në vende të ndryshe të botës ka zgjidhje tlë ndryshme. Nga çështjet të cilat u imponuan në Maqedoni, lista të hapura apo të mbyllura, njëra zgjidhje ofron pasqyrë më të mirë në përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend sesa të tjerët.

Me lista të hapura, përveç partisë qytetari ai do të mund të renditë deputetët që do të hynin në Parlament. Me listat e mbyllura, partitë do të vendosnin për emrat e tyre kryesorë.

Ekzistojnë një larmi listash të hapura, por edhe preferenca të hapura, ku 4-5 vende do të ishin për emrat më të njohur të partisë, por kjo hapë çështje në lidhje me pragun e hyrjes për një kandidat në Parlament, i cili ende nuk është diskutuar. qoftë do të ishte natyral apo “ultimativ.

Çështja e modelit zgjedhor është komplekse që në të ardhmen e afërt do të sjellë më shumë dilema që duhen “hekurosur”, por fakti është se modeli ekzistues i kufizon partitë dhe individët më të vegjël nga sigurimi i një mandati parlamentar nëse nuk kanë përqendrimin e votave në një njësi zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button