BE kundër Google

Rregullatorët evropian, sot kanë lëshuar një deklaratë me të cilën kanë kritikuar politikën e privatësisë së Google, duke thënë se gjiganti i kërkimit duhet të ofrojë informata më të qarta rreth mënyrës se si i përdor të dhënat e përdoruesve të saj dhe t’i jap përdoruesve më shumë kontroll mbi informatat personale.

Raporti vjen pasi rregullatorët në SHBA dhe Evropë, po përgatiten të lëshojnë një çështje mosbesimi kundër kompanisë, ka thënë Washington Post.

Google ka paraqitur rregullat e reja të privatësisë më herët gjatë këtij viti, duke lidhur 60 shërbimet e saj në një rregull të vetme.

Në letrën e dërguar nga rregullatorët e BE-së drejt kompanisë, thuhet: “Google i jep të drejtë vetës të mbledh shumë të madhe të të dhënave personale të përdoruesve të internetit por kompania nuk ka demonstruar se ky koleksion i të dhënave është proporcional me qëllimet e procesimit të këtyre të dhënave”.

Rregullatorët gjithashtu kanë sugjeruar se Google duhet tu jap mekanizma kontrollues përdoruesve të saj për të kontrolluar se cilat të dhëna duan ata t’i japin.
 
Zyrtarët e Google kanë konfirmuar se kanë marrë letrën dhe janë duke e shqyrtuar atë.

Në një deklaratë, zyrtarët e kompanisë kanë thënë: “Politika e re e privatësisë demonstron angazhimin tonë për të mbrojtur përdoruesit tanë. Gjithashtu, ne jemi të sigurt se privatësia e rregulluar me këtë politikë, respekton ligjin evropian”.

Lajme të ngjashme

Back to top button