Bundestagu votoi për nisjen e negociatave të Shqipërisë dhe RMV-së për anëtarësim në BE

Sonte, Bundestagu i Gjermanisë votoi për dhënien e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

Bundestagu, vendimin për marrjen e datës së BE-së nga RMV-ja e miratoi me, 476 vota “për” , 122 “kundër” dhe 16 “abstenim”, ndërsa për Shqipërinë, me 350 “për”, 188 “kundër” dhe 16 “Abstenim”.

Lajmin e bëri publik edhe Luigi Soreca, i cili në një postim në twitter tha se, “Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së  negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor”.

Gjatë diskutimeve deputeti i SPD, Josip Juratovis kërkoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke deklaruar se duhet t’i japim një shans Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në seancë, përfaqësues nga Maqedonia e Veriut ishte zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili u prit nga kryetari i Bundestagut gjerman, Volfgang Shojble.

Paraprakisht, grupi më i madh parlamentar i Bundestagut gjerman, CDU/CSU dhe SPD e kanë miratuar me shumicë votash vendimin marrjen e datës për nisjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, megjithëse kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa. Dy syresh duhen plotësuar para konferencës së parë të anëtarësimit dhe shtatë të tjera para se të fillojë konferenca e dytë, respektivisht  hapja e kapitujve të parë (23 dhe 24).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button