Presidenti i Brazilit sulmon mediat për shkak të zjarreve në Amazonë

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, sulmoi mediat gjatë një fjalimi që mbajti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i quajtur “gënjeshtra” raportimet për zjarret në Amazonë.

Një ditë pasi ai nuk pranoi të marrë pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, Bolsonaro e përdori fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme, për të përsëritur se Brazili ka sovranitet në mbi 60 për qind të Amazonës, transmeton REL.

“Është e gabuar të thuhet se Amazona është pjesë e trashëgimisë botërore dhe është e gabuar të thuhet, siç pretendojnë shkencëtarët, që pyjet tona janë mushkëritë e botës”, tha Bolsonaro.

Rritja e shpejtë e zjarreve në rajonin e Amazonës këtë vit, ka ngjallur shqetësime ndërkombëtare për shkak të ndryshimeve klimatike.

Kritikat ndaj qeverisë së Bolsonar ishin të ashpra për, siç thuhej, dështimin për të frenuar zjarret.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button